Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kritikat e opozitës se për herë të parë po debatohet për dialog nuk janë të vërteta.

Sipas Kurtit, në këtë legjislaturë ka pasur më shumë transparencë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që në takimet e jashtme të potencohet se duhet që të ndodhë Asociacioni edhe në Serbi.Ai tha para deputetëve të hënën se nuk mund të ketë ankesa sa i përket planit franko-gjerman. Tha se e ka mbajtur fjalën për këtë plan.“Kur ka ardhur me datën 9 shtator propozimi unë kam besuar që do të ketë takim. Duhet ta kuptoni që ka pasur dakordime që nuk janë mbajtur pa fajin tim. Nuk mund të ankohen tek unë miqtë e aleatët tanë, sepse unë e kam mbajtur fjalën. Kam thënë është bazë e mirë edhe në shtator edhe në janar”, tha Kurti, teksa kërkoi nga Arben Gashi që mos ta ndërpresë gjatë fjalës së tij.“

Marrëveshja nuk është finale është e vërtet, por nuk është e vërtet që marrëveshja nuk është kontraktuale. Pajtohem që integrimi në NATO është jetikë për sigurinë tonë. Nuk është e vërtet që është raportimi im i parë për dialogun. Nuk është e drejtë të thuhet që ky është raportimi i parë. Sa herë që flasë për Asociacioni si marrëveshje e nënshkruar para 10 vjetësh normal që e përmendi Gjykatën Kushtetuese. E para është reciprociteti, për komunitete jo shumicë në Serbi. Serbia nuk ka më shumë se 80 për qind serbë, atje janë 20% komunitete, prandaj është e rëndësishme që në takime ta përmendim këtë reciprocitet”, tha ai.“Edhe mua më vjen shumë keq që nuk janë mbajtur zgjedhjet në veri, e para është dalja e vogël e popullsisë për shkak të frikës dhe e dyta për shkak të djegies se automjeteve për shkak të targave. Më shumë se kurrë serbet janë të rrezikuar nga banda kriminale. Unë nuk e kam prezantuar as një formë të Asociacionit në Bruksel, nuk mund t’i propozoj Serbisë Asociacion për Kosovën. Është gabim që në Bruksel të prezantoj Asociacion”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.