Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrisin përsëri barrikada, dhe të kenë sulme drejt Policisë së Kosovës, por do dështojnë.

Një gjë të tillë kryeministri e thotë se mund të ndodhë, si reagim i bandave kriminale serbe, ndaj autoriteteve kosovare për punën drejt sundimit të ligjit, referuar së fundit, shkatërrimit të tre laboratorëve ilegalë të drogës në veri, ka shkruar Kurti nw Tweet.

“Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar Kurti.

 

Share.