Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Micheline Calmy Rey, ish-presidente e Zvicrës, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet rajonale si dhe planet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Kurti me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen e Zvicrës dhënë Kosovës para dhe pas luftës.
Calmy Rey, e cila njëherësh është presidente e fondacionit “Avni Orllati”, u interesua për zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në rrafshin e ekonomisë, si dhe e përgëzoi kryeministrin Kurti për punën e Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Financave Hekuran Murati, fitues i çmimit “Ndërmarrësi i vitit 2020” në Zvicër, Avni Orllati, si dhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli, ku u bisedua edhe për planet dhe projektet që fondacioni “Avni Orllati” planifikon të zhvillojë në Kosovë, thuhet në komunikatë.