Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në ballkonin e ndërtesës së qeverisë së Kosovës për t’i përshëndetur protestuesit afër qeverisë.

“Prova për protestë”, e cila është organizuar në kohën kur qytetarët dhe bizneset janë ende të mbyllura ka eskaluar në momentin që Kurti është shfaqur, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi ata kanë hequr dorë nga respektimi i distancës sociale dhe i janë afruar ndërtesës së qeverisë dhe liderit të partisë të cilës e përkrahin, Albin Kurtit.

Protesta e cila ishte planifikuar të shkonte sipas rregullave të rekomanduara nga IKSHPK-ja, nuk ka përfunduar ashtu.

Qytetarët menjëherë pasi Kurti ka hyrë brenda kanë filluar të shpërndahen nga sheshet, por distanca sociale nuk u respektua kështu duke rrezikuar qytetarët.

Fotografi nga protesta:

Share.