Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet në lidhje me dekretin e shpallur nga Presidenti.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill.Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Qeveria është duke kryer me sukses detyrat e saj kushtetuese”, thuhet në komunikatë/TVMalisheva

Share.