Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë pritur sot në takim Bordin e Drejtorëve të KEK-ut me të cilin kanë biseduar mbi rëndësinë e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje po ballafaqohet.
Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore.
Përkundër kësaj, bordi i Drejtorëve e njoftoi kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit.
Kurti falënderoi bordin për punën e deritanishme. Ai tha se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve.
“Duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë“, ka thënë Kurti, raporton TV Malisheva.