Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, për të cilin tha se kujtohet për shumë gjëra.

Kurti u shpreh se presidenti Rugova do të kujtohet për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Bëmë homazhe tek varri i presidenti të parë të parë të Republikës së parë të Kosovës e presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është një ditë e ftohtë dhe  është një ditë në të cilën ne teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”, tha Kurti.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

LEXO EDHE:

Osmani e Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova

/TV Malisheva

Share.