Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me ish-bashkëpartiakun e tij, kreun e Prishtinës Shpend Ahmeti, është marrë me deklaratat e presidentit Hashim Thaçi.

Kurti është deklaruar rreth tubimit të sotëm të VV-së në sheshet e kryeqytetit, që është paralajmëruar si provë për protestë me 3500 deri në 5000 vetë.

“Së pari, Vetëvendosje ka organizatën e aktivistëve dhe ata veprojnë, organizohen, punojnë. Ne si kryeministri nuk marrim pjesë në organizim të këtyre takimeve”.

“Ne i vëzhgojmë, jemi që të respektohen liritë e njerëzve por gjithmonë duke respektuar. Unë nuk kam kohë të jem aktivist në këtë kohë krizë shëndetësore e ekonomike”.

Mbrëmë, Qeveria ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private./Tv Malisheva

Share.