Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar për punën e tij si kryeministër, me ç’rast e konsideroi si më të mirën që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës.

Aty, Kurti ka folur për zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit e dialogun me Serbinë. Tha se punën që e ka bërë qeveria e tij, të tjerët s’do mund ta bënin për 10 vite.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për shtimin e buxhetit për shëndetësi, arsim e zhvillim ekonomik e siguri. Për këtë të fundit, tha se buxheti është shtuar për 180 për qind.

/TV Malisheva

Share.