Kur PDK pretendonte të formonte Qeverinë, pasi i fitoi zgjedhjet e vitit 2014, lideri i VV’së, Albin Kurti, deklaronte se në republikën parlamentare rëndësi ka se kush është shumica.
Pas zgjedhjeve të vitit 2014, të cilat i fitoi PDK’ja, partitë e tjera parlamentare, Vetëvendosjes, LDK, AAK dhe Nisma formuan një bllok, me të cilën synonin ta formonin Qeverinë, nëse PDK nuk arrin t’i ketë numrat.
Kurti thoshte se ndonëse PDK i ka fituar zgjedhjet, VLAN e kishte shumicën në Kuvend.
“Republika e Kosovës është republikë paralmentare dhe Republika Parlamentare organizohet rreth shumicës dhe mbi shumicën”, kishte deklaruar Kurti.
Partia në pushtet, Qeveria në ikje [Qeveria Thaci], në largim, ose më mirë të themi Qeveria e kaluarr është ajo që e sheh vendin tonë dhe zgjedhjet demokratike si një garë automobilistike se kush ka dalë i pari. Mirëpo, Republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë. E shumica e tërësisë jemi ne”.
Lëvzja Vetëvendosje, pas rrezimit nga pushteti me më shumë se dy të tretat e Kuvendit, dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja, ndërkaq partitë e tjera duan që të formohet Qeveria e re. /Tv Malisheva