Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati sot kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës(ATK).
Kryeministri Kurti i ka ofruar mbështetje ATK-së, siç tha ai për këtë institucion që është vital për shtetin.
Derisa theksoi 1/3 e rritjes së hyrave tatimore për këtë vit pa i ndryshuar politikat fiskale, është një sukses i pashembullt.
“Ky sukses vërtet është i pa shembullt”, tha ai.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo performancë e mirë duhet të vazhdoj derisa tha se këto mjete shtesë i mundësojnë qeveria për ri-destinimin e tyre, për mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Drejtori i ATK, Ilir Murtezaj, ka njoftuar kryeministrin për ecurinë e zhvillimeve dhe trendet e te hyrave, i cili tha se në këtë periudhë ATK ka arrit të inkasoj gjysmë miliardë euro, ose tejkalimin e planit.
Sfidë ai tha se mbetet përzgjedhja e zëvendësdrejtorëve, kushtet e stafit të punës në ish-objektin e Gërmisë./TV Malisheva