Lëvizja Vetëvendosje, përveç Podujevës, tashmë LDK’së ia ka marrë edhe një asamblist. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Albin Kurti, duke treguar se Bahri Blakçori i LDK’së i është bashkuar Vetëvendosjes.
Një zhvillim i tillë vjen pasi zgjedhjet lokale atje i ka fituar Shpejtim Bulliqi.
“Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!.
Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.
Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu”, ka shkruar Kurti.