Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, kanë biseduar për kushtet e tij për themelimin e asociacionit, mirëpo nuk dha një qëndrim rreth tyre.

Pas takimit gati dy orësh me Kurtin, Lajçak para gazetarëve, tha se po ashtu kanë diskutuar për planin evropian për dialogun.

Ai po ashtu nënvizoi se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë gjitha marrëveshjet e kaluara.

/TV Malisheva 

Share.