Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive shqiptare, e cila do të mbahet nesër në Gjakovë.
Kurti në një konferencë për media, ka thënë se nesër në Gjakovë do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.
“41 marrëveshjeve të më hershme, prej të cilave 39 të zbatuara plotësisht e dy të tjera në fazën finale të zbatimit, do t’i shtohen edhe 13 të reja në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë e mbrojtjes dhe një deklaratë e përbashkët për forcimin në fushën e sigurisë. Në rend të ditës së nesërme do ta kenë edhe diskutimin lidhur me bashkëpunimin për realizimin e një qëllimi të kamotshëm, atë të bashkimit doganor. Krahas marrëveshjeve e memorandumeve të bashkëpunimit në njohjen e të drejtës për ushtrimin e avokatit dhe ndërmjetësit, për bursa studentore, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e procedurave të mallrave ushtarake dhe të produkteve me origjinë joshtazore”, tha ai.
Sipas tij, veçanti e kësaj mbledhje është edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dy anët, ku do të diskutohet që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësit në përfitim për qytetarët.
Sipas tij, lëvizjes së qytetarëve në zonat ndërkufitare i kanë dhënë rëndësi të duhur dhe është rritur në 26 numri i vendkalimeve të veçanta kufitare.
“Nga prillin i këtij viti mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 kilometra nga kufiri tokësor, kanë të drejt të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore, familjarë e shëndetësore”, tha ai.
/TV Malisheva