Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është renditur në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Institutin e Demokracisë Zgjedhore për vitin 2023.

Kurti theksoi se është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat, teksa shtoi se ende duhet shumë për të bërë.

“Më shumë vërtetim i progresit tonë demokratik: Kosova ka përmirësuar 3 vende dhe renditet e para në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute, Indeksi i Demokracisë Zgjedhore 2023. Është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për të bërë. Ditë më të mira—më demokratike—ka ende për të ardhur”, ka shkruar Kurti në Twitter.

/TV Malisheva

Share.