Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur sot me punën dy-vjeçare të qeverisjes së tij.

Në dyvjetorin e marrjes së detyrës, Kurti ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e tij ka pasur ‘ringjallje’ dhe rikthim.

Para kabinetit qeveritar të mërkurën, kryeministri Kurti ka renditur të gjtha sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë dy vjetëve.

“Rritja mesatare ekonomike në këto dy vite ka qenë 7 për qind. Për dy vite buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 700 milionë euro, këto pa ndryshim të politikave fiskale. Por, vetëm si rezultat i qeverisjes së mirë”, është shprehur ai.

Kryeministri ka përmendur edhe sfidat, pandeminë Covid 19, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.