Kryeministri Albin Kurti ka thënë se që nga koha kur Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim, nuk ka takuar opozitën. Ai nuk ka konfirmuar nëse do të takojë të njëjtit për të diskutuar për çështjen e dialogut, veçse u shpreh se e ka marrë malli për partitë që nuk janë në pushtet.

Ai në konferencë për media, tregoi edhe se çfarë do e pyes në takimin e sotëm, të dërguarin e posacëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti: Edhe mua më ka marrë malli për opozitën

“Është e vërtetë që unë nuk e kam takuar opozitën prej se kuvendi ka shkuar në pushim veror. Dhe nuk besoj që duhet të kthehemi nga pushimet që takohemi edhe unë besoj dhe shpresoj që do takohemi më herët. E pash dje që përveç meje edhe zotërinë Gabriell Escobar e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot zotëri Escobar në takim se si ka kaluar në takim me opozitën, si e kemi opozitën. Dhe pa dyshim që unë besoj që për një çështje kaq madhore, si është sovraniteti i Kosovës, reciprociteti me Serbinë, dialogu në Bruksel kemi pozitë dhe opozitë”, ka deklaruar Kurti. /TV Malisheva

Share.