Kryeministri Albin Kurti së fundmi ka qenë në vizitë në Teatrin Dodona, aty ku takoi aktoren e njohur Melihate Qena.
“Meli vetë, por edhe e tërë familja Qena janë institucion. Ata kontribuan në art sepse ishin aktiv në të gjitha fushat e tij, nga filmi e teatri, te vargjet e muzika, në pikturë e karikaturë. Familje nëntë anëtarëshe, secili artist i talentuar e i spikatur”, ka shkruar Kurti.
Artistja Melihate Qena, Meli e Teatrit “Dodona”, zëri i së cilës është tingulli i dashur i fëmijëve, e regjisorja që imagjinatës së tyre u jep formë e ngjyrë.
Bashkë me Ministrin e Kulturës, Hajrullaun, e vizituam në Dodonë, Melin, aktoren e dashur. Kur ditët janë të gjata nga punët e takimet e shumta, bisedat e këtilla ta ngrohin shpirtin.
Puna me fëmijë mund të jetë sa e këndshme aq edhe e vështirë, mirëpo gjithmonë është shumë e rëndësishme. Bota fëmijërore rritet e zbukurohet nga ajo se çka shohin e dëgjojnë, nga ajo se çka lexojnë e mësojnë.
Meli vetë, por edhe e tërë familja Qena janë institucion. Ata kontribuan në art sepse ishin aktiv në të gjitha fushat e tij, nga filmi e teatri, te vargjet e muzika, në pikturë e karikaturë. Familje nëntë anëtarëshe, secili artist i talentuar e i spikatur.
Teatër e letërsi, thumbime të lezetshme politike, kujtime e përvoja, me plot batuta e të qeshura ishte ky takim i dashur. Faleminderit të gjithë aktorëve që na e rrisin imagjinatën me lojën e tyre skenike! Sidomos kur loja e tyre për shumë vite ka qenë edhe rezistencë e aktivizëm. Ne jemi duke punuar e do të vazhdojmë që ta fuqizojmë teatrin në vend. Sidomos këtë lloj të teatrit i cili është i veçantë, jo vetëm sepse është për fëmijë. Borxhin që e kemi ndaj artistëve, do e kthejmë në formë të dinjitetshme.
/TV Malisheva