Kryeministri Albin Kurti u takua me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias për një drekë pune në Prishtinë.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti dhe Dendias “diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”.
“Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit”, njoftoi ZKM-ja.
Kurti dhe Dendias “folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë”, siç njofton ZKM-ja.
“Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva