Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 157-vjetorit të Festës së Mbretit belg, me ftesë të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë.

Kurti, para të pranishmëve tha se Belgjika mbanë një vend dhe rol të veçantë për popullin e Kosovës, duke qenë shtëpi e qindra e mijëra atdhetarëve, të cilët sipas tij, kanë punuar pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“E në këtë përpjekje për liri, Belgjika u shfaq si një aleat i palëkundur. Ajo ishte njëra nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe mbështetja e saj vazhdon edhe sot e kësaj dite, teksa punojmë bashkë për përmbushjen e synimeve të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, veçoi kryeministri”.

“15 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kryeministri tha se po dëshmojmë thellim të lidhjeve politike, kulturore, ekonomike, e sigurisë, teksa nënvizoi se Belgjika ka qenë mbështetës krucial i Kosovës në integrimin ekonomik, duke kontribuar në finalizimin, me sukses të procesit të liberalizimit të vizave dhe dhënë asistencë të vlefshme për procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës”, tha Kurti.

Krahas lidhje diplomatike, Kurti foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin e bizneseve , për të cilat sipas tij, po japin rezultate premtuese.

“Për fund, ne këtë ditë të shënuar për Mbretërinë e Belgjikës, ai i shprehu urimet e tij Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princesësh Eleonore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

 

/TV Malisheva

Share.