Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk i është ankuar askujt për ambasadorin Richard Grenell, veçse i ka shprehur qëndrimet e tij si kryeministër në detyrë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

I pyetur rreth letrës që Kurti i ka dërguar zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pence, Kurti tha se përmes asaj letre ka shprehur qëndrimet e tij meqë ka parë që po bëhen keqinformime për të dhe qeverinë që ai drejton.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se ka shumë akterë që keq informojnë për të si politikan, dhe sipas tij, ndonjëherë ja imazh të deformuar të qëndrimeve të kësaj qeverie.

“Kam shprehur edhe qëndrimet tona, si qeveri e Kosovës, të mijat si kryeministër në detyrë për çështje të ndryshme politike përfshirë dialogun. Nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mija për këtë dialog, se si duhet të jetë parimor. Për shkak se ka shumë keqinformim për qeverinë tonë, për mua si politikan se çka bëj e çka them, i kam shprehur qëndrimet e mija që mos të ketë keqkuptime”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se e ka për detyrë që kur vërën keqinformim, të bëjë pastaj informimin e drejtë rreth tij.

Këto deklarata Kurti ka bërë sot pasi ka dalë nga transfuzioni i gjakut, dhe është pyetur nga gazetarët rreth letrës që i ka dërguar zëvendës-presidentit, ku i ka shprehur shqetësimet e tij, për siç ka thënë ai, planet e presidentit të Kosovës për shkëmbim territorial./ Tv Malisheva

Share.