Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar ftesë nga Prokuroria e Shtetit, për rastin e vjedhjes së dëshmive të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Lajmin për Teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Nuk kemi pranuar një ftesë të tillë nga prokuroria”, është përgjigjur Kryeziu.
Ndërkohë, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë përmes telefonit se Prokuroria nuk ka pse ta thërras Albin Kurtin në intervistë dhe se deklarimet e Haki Abazit janë fjalë të kota.
Deputeti i partisë në pushtet, Haki Abazi, javën e kaluar ka deklaruar se për rastin e vjedhjes së dëshmive në dhomën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duhet të merret në pyetje kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
/TV Malisheva