Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë një intervistë në BBC Radio, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Kurti ka theksuar se nuk mund të lejojmë që Kosova të bie në duart e milicisë fashite, që kryesohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Ne konsiderojmë ShBA-të, BE-në, e Britanin e Madhe si vende demokratike dhe botën perëndimore si partner të padiskutueshëm. Por ne nuk mund të lejojmë që republika demokratike të bie në duart e milicisë fashiste, që kryesohen nga ministri i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk janë distancuar nga Millosheviqi, nuk janë distancuar nga Putini, Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Disa mund të komplikojnë, por situata është e thjeshtë”, ka thënë Kurti.
“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kënd janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam republikë demokratike, dhe në këto objektet ne mund ta zbusim numrin e policisë, por së pari bandat që kanë sulmuar gazetarët, policinë dhe KFOR-it duhet të shkojnë ose në Serbi ose në burg”, ka shtuar Kurti.
/TV Malisheva