Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur kritika në drejtim të Kuvendit për mosvotimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Ndonëse tha se mosvotimi nga ana e opozitës po e vështirëson punën e ekzekutivit u shpreh i bindur se Qeveria mund të vazhdojë mandatin deri në fund edhe pa votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë, Qeveria ka sjellë një varg Marrëveshje Ndërkombëtare por që nuk kanë kaluar”, tha Kurti, teksa përmendi një nga një ato marrëveshje që nuk kaluan.

“Për të votuar ligje të thjeshta, kërkohen së paku 60 vota, ndërsa Kushtetuta ka paraparë që për Marrëveshje ndërkombëtare kërkohet së paku 80 vota. Kjo është bërë që çdo Qeveri e papërgjegjshme të mos vitojë marrëveshje të dëmshme ose marrëveshje që fut në obligime financiare”.

“Cila ishte strategjia e opozitës, që për ta vështirësuar punën e Qeverisë. E vërtetë që na e bëri punën e vështirë dhe na bëri të dalim të papërgjegjshëm ndaj ndërkombëtarëve, por Qeveria mund të vazhdojë mandatin deri në fund edhe pa votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

/TV Malisheva

Share.