Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti iu ka bërë thirrje oponentëve të tij politikë që mos të shpallin fitoren për formimin e një qeverie të re, pa një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.
Shefi i ekzekutivit pas mbledhjes së qeverisë ku paraqiti punën 100 ditëshe të tij, në një konferencë për medie foli edhe për “testimin” e protestës së djeshme, ku tha se nuk inkurajojnë tubimet dhe grumbullimet, por theksoi se qytetarët duhet të jenë aktiv.
I pyetur se a do të mirëpresin çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kurti tha se Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin për kryeministër do të presin në detyrë dhe me punë të shumta.
Kurti: Zyrtarëve tjerë shtetërorë iu bëj thirrje që kurrsesi të mos e shpallin fitoren
“Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese do të presim në detyrë dhe me punë të shumta, e posaçërisht sa i përket luftimit të pandemisë së Covid 19. Menaxhimi deri tash ka qenë shembullor, por unë vazhdojë t’iu bëj thirrje qytetarëve të ruajnë disiplinën. Ndërsa zyrtarëve tjerë shtetëror iu bëj thirrje që kurrsesi të mos e shpallin fitoren sepse nuk ka vend për trimufalizëm. Nuk mund të humbim këtë lojë tashmë dhjetë minutat e fundit. Kushdo që shpall fitore para kohe i ndihmon këtij armiku të padukshëm”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se dinë shumë gjëra, por jo se kush qëndron prapa “testit” të protestës së djeshme.
Kurti: Ne nuk inkurajojmë tubimet dhe grumbullimet
“Jemi në pritje të aktgjykimit të gjykatës kushtetuese ne nuk inkurajojmë tubimet dhe grumbullimet. Ne kërkojmë të respektohet të gjitha masat e ministrisë së shëndetësisë dhe udhëzimet. E kuptojmë nevojën e qytetarëve për të protestuar në këtë aspekt është e jona që vazhdimisht të bëjmë thirrje që qytetarët të jenë aktiv, por duke i respektuar patjetër këto masat e distancës fizike, higjienës dhe orarit…nuk e di kush ishte prapa, por i pash se ata ishin para qeverisë. Sa provojmë të shohim se kush janë prapa, shikoni se kush janë përpara me siguri do të japin përgjigjen se a kanë qenë brenda 90 minutëshit të tyre, apo jo”, tha ai.
Duke kërkuar zgjedhjet e reja, Kurti tha se përmasa e votës popullore për t’u kthyer tek vota e qytetarit është e madhe.
Kurti: Mund të merrni me mend sa është përmasa e votës popullore për të pasur kthim tek qytetarët
“Duke marrë parasysh qëndrimin parimor si asnjë tjetër të kryetares së Kuvendit, qëndrimi ne subjekti nga vij unë dhe partisë opozitare mund të merrni me mend sa është përmasa e votës popullore për të pasur kthim te burimi i sovranitetit e jo një qeveri të re nga kuvendi i vjetër”, tha ai.
Kryeministri Kurti përkundër kritikave ndaj LDK-së, u shpreh i kënaqur me punën e ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami./ Tv Malisheva