Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kurti ka thënë se me Rashiqin nuk kanë biseduar për koalicionin, por për procesin zgjedhor.

Ai ka thënë se Rashiq ishte i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

“Bisedova me të për procesin zgjedhor, si ka shkuar në komunat me shumicë serbe. Ai ishte i zhgënjyer. Pra nuk ishte një takim për, lë të themi, koalicionin e ardhëm qeverisës, meqë ne do të merremi më shumë me bisedimet që tashmë i kemi me Lidhjen Demokratike të Kosovë. Ky është një hap i mëvonshëm pasi ne t’i përmbyllim bisedimet me LDK-në. Isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin si ka shkuar në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me LDK-në.

Share.