Mbledhja e Qeverisë së Kosovës nisi me një minutë heshtje për nder të policit të Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës, të dielën nga sulmuesit terroristë serbë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në sulmin  e veriut janë përfshirë individë të sanksionuar nga ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale.

Kurti tha se ky është suksesi më i madh i Policisë së Kosovës qysh nga shpallja e Pavarësisë.

“Përballë kësaj është dëshmuar profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, është dëshmuar edhe kapaciteti i tyre i plotë për të mbrojtur Republikën. Ky është suksesi i tyre më i madh që prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo na bën krenar të gjithëve”, tha tutje Kurti.

“Ju ftojë të gjithëve që të falënderojmë pjesëtarët e PK-së kudo që i shihni”, shtoi ai.

/TV Malisheva

Share.