Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur edhe rreth akuzave se nuk pranoi ndihmën e Shqipërisë, pas vërshimeve dhe dëmeve të shkaktuara në disa komuna të Kosovës.
Ishte deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila kërkoi të dijë nga kryeministri Albin Kurti se pse konvoji i ndihmave nga Shqipëria për qytetarët e prekur nga vërshimet në qytetet e Kosovës, nuk u lejua të hyjë në vendin tonë.
Ndërkohë, Kurti tha se Kosova ishte në gjendje ta menaxhonte situatën.
Kurti: Ishim shumë larg prej limiteve të kapaciteteve tona të na vijë ndihmë Shqipëria
“Është e vërtetë që Shqipëria ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë me ushtrinë e saj kur ndodhën vërshimet javë më parë. Por, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme, kanë qenë të qarta se janë shumë falënderuese për gatishmërinë e Shqipërisë, porse nuk kanë nevojë për atë lloj ndihme, pasi ato aftësi i ka FSK-ja, policia dhe AME-ja. Ishim shumë larg prej limiteve të kapaciteteve tona të na vijë ndihmë Shqipëria”, përfundoi ai.
/TV Malisheva