Kryeministri Albin Kurti e ka ndërprerë për disa çaste fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës të hënën, si pasojë e një përplasje me deputetin e Lidhjes Demokratike, Arben Gashi.

Kurti e ka ndërprerë fjalimin pasi ka pretenduar se po pengohej nga Gashi.

“Deputeti Gashi, se qytetarët e Republikës nuk e shohin pse është e vështirë që nuk mund të flasësh prej ndërhyrjeve tua këtu dhe qytetarët e Republikës nuk e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im të dashur qytetarë ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njëri”, ka thënë kryeministri.

Kurti i ka thënë Gashit se “mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj”.

“Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj”, ka thënë Kurti.

/TV Malisheva

Share.