Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar të hapin rrugën për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai ka shkruar se Kosova po e zbaton me mirëbesim marrëveshjen me ndërmjetësuesin e BE-së, të dakorduar në Bratislavë.

Kurti ka ritheksuar se nga java e kaluar kanë reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në tri objektet komunale në veri.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave në veri. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me BE për depërshkallëzim, të dakorduar në Bratislavë”, ka shkruar Kurti.

Javën e kaluar, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka thënë se janë dakorduar për hapat për shtensionim të situatës.

/TV Malisheva

Share.