Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim, ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Kurti në këtë takim shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës.

Ai shprehur gjithashtu më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit që e goditi Turqinë duke shtuar se Kosova është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, dhe mbi bazën e kapaciteteve të saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, kanë ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

“Në takimin me ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk, si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i shprehu ngushëllimet më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit që e goditi Turqinë. Ai theksoi se Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, dhe mbi bazën e kapaciteteve të saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, kanë ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

Ambasadori u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë. Ai shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti shkatërrues.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në ekonomi, siguri, mbrojtje dhe kulturë. Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, u theksua potenciali për rritje të shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i bilancit tregtar, si dhe shtimi i investimeve nga bizneset e Turqisë. U bisedua edhe për lidhjet e forta kulturore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës dhe mundësitë për organizime të përbashkëta të ngjarjeve kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

/TV Malisheva

Share.