Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore, e jo politike.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit, shefi i ekzekutivit tha se ai është kryeministër në detyrë, dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën

Share.