Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, dhe kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së.

Kurit ka shkruar në Twitter se normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim.

“Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar ai.

Share.