Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë rreth thirrjes për krijim të Asocacionit një-etnik serb në Kosovë, raporton TV Malisheva.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë në Serbi llogariten 21 minoritete dhe se Asocacion një-etnik do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët, por një gjë të tillë nuk ua mundëson Serbia, përderisa ajo e kërkon një të tillë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?
Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.
11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?
/TV Malisheva