Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për pak ditë në Kosovë do të vijë kontingjenti më i madh i vaksinave kundër Covid-19 deri tash.
Kurti ka thënë se është çështje ditësh për ardhjen e kontingjentit të radhës, “numri i të cilave do të jetë më i madh se këto që kemi marrë deri tash së bashku”.
E për fund të muajit maj ose në qershor, ai ka thënë se “do të marrim shumëfishin e tyre”./TV Malisheva