Pas situatës së rënduar me COVID-19 në vend, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një videomesazh përmes të cilit ka treguar se sot pritet të arrijnë 53 mijë e 200 vaksina kundër koronavirusit.

Derisa iu bëri thirrje qytetarëve për tu vaksinuar, Kurti po ashtu njoftoi se nga sot do gjashtëfishohet numri i inspektorëve.

“Sot do të gjashtëfishohet numri i inspektorëve duke i shtuar i shtuar edhe 85 të tjerë, të gjitha njësitë përgjegjëse janë në terren. E kemi rritur numrin e shtretërve mbi 1 mijë e 600, oksigjeni qendror është shtrirë në spitalet rajonale, e sot pritet që të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina. Prandaj, i dashur qytetar mere vaksinën, mbaje maskën, distancën dhe higjienën. Bashkë ia dalim”, u shpreh Kurti.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 932 persona, ndërsa si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 20 qytetar të Kosovës. /TV Malisheva

Share.