Poeti Muharrem Kurti ka kritikuar profesorët universitarë të letërsisë duke thënë se studentët si objekt kriktike në punimet e tyre duhet t’i marrin krijuesit e rinj letrarë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se nuk duhet të merren ata shkrimtarë, për të cilët janë shkruar mijëra kritika kudo në botë, siç është Ismail Kadare.
“Është e domosdoshme që ne të bëjmë çmos që të vijmë deri te nxjerrja në pah e vlerave të mirëfillta letrare, e kemi përgjegjësi. Unë gjithmonë kritikën e drejtoj te profesorët universitarë që nuk i angazhojnë studentët të shkruajnë kritikë për krijuesit e rinj letrar, pse gjithmonë Ismail Kadare”,tha Kurti. /TV Malisheva