Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një takim ndërmjet kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidates për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani.
Lajmin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Facebook, raporton lajmi.net.
Ai ka treguar se çka është biseduar në këtë takim. Kurti ka treguar se me Vjosën biseduan për sfidat që e presin Qeverinë e re, pa treguar nëse kanë arritur ndonjë pajtueshmëri konkrete.
Njoftimi i plotë nga Kurti:
Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit.