Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.
Shefi i ekzekutivit ka takuar të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës ku ka theksuar domosdoshmërinë për përkrahjen e familjeve dhe shoqërisë, për të luftuar stigmën e cila i përcjellë ato.
Bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga, Kurti ka vizituar qendrën “Medica Gjakova”.
“Kryeministri tha se hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë. Ai shtoi se për këtë Qeveria ka shtuar buxhetin për të rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës, duke shtuar buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyes për rastet e krimeve të luftës”, thuhet tutje në komunikatën e Qeverisë.
Ai ka bërë të ditur se gjatë majit të ardhshëm do të dalë në konsultime publike Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale.
“Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me organizatat, për procese të drejtësisë tranzicionale që janë gjithëpërfshirëse, të përqendruara te viktimat dhe me ndjeshmëri gjinore, Kryeministri Kurti veçoi Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend. Ai theksoi se gjatë muajit të ardhshëm do të dalë në konsultime publike Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale”, thuhet në komunikatë.
/TV Malisheva