Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të trajtohet situata e përkeqësuar humanitare në Gaza, pas ofensivës së Izraelit.
Ofensiva e Izraelit nisi pasi grupi militant Hamas kreu sulm para disa ditëve në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1300 persona. Izraeli fillimisht nisi sulmet ajrore, ndërsa po planifikon ofensivë tokësore, dhe ka bërë thirrje për evakuim të veriut të Gazës. Kurti ka përsëritur thirrjet e presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe të krerëve të BE-së, që të adresohet situata humanitare në Gaza.
“Ne i bëjmë jehonë thirrjeve të presidentit Joe Biden dhe të liderëve tjerë të SHBA-së dhe BE-së, për ta trajtuar situatën e përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të siguruar qasje në ushqim, ujë, energji elektrike, ilaçe dhe furnizime tjera kritike, për të përmbushur nevojat bazike të civilëve të kapur në konflikt”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
We echo the calls of @POTUS, and other 🇺🇲 & 🇪🇺 leaders, to address the deteriorating humanitarian situation in Gaza, and to ensure access to food, water, electricity, medicine, and other supplies critical to meet the basic needs of civilians caught in the conflict.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023
/TV Malisheva