Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është shprehur optimist për një bashkëpunim më të madh dhe të thellë mes dy shteteve. Teksa ka theksuar se Shqipëria është kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti i cili po qëndron në Samitin e Paqes i Evropës Juglindore, i cili po mbahen në Tiranë, para gazetarëve foli edhe për shumë çështje të tjera, derisa tha se janë duke punuar për harmonizim të programeve me LDK-në për qeverisjen e ardhshme.

Për raportet me Ramën, Kurti tha se nuk i kanë pasur të ç’rregulluara.

Mundësinë e mini-shengenitballkanik, Kurti nuk e mohoi por tha se duhet parë me kujdes se çfarë përmban ai.

Për koalicionin e ardhshëm me LDK-në, Kurti tha se janë në fazën e harmonizimit të programeve.

Share.