Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk mund të vije asgjë në konsideratë përveç ky mekanizëm duhet të bazohet në Kushtetutën e vendit.
Sipas saj, formimi i Asociacionit i bazuar në Kushtetutë është garantuar edhe me letrën e dërguar në vitin 2015, nga ish-shefja për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini si dhe nga ShBA-ja.
“Është thënë shumë herë janë parime të pa ndryshuara për pozitën, por besoj edhe për të gjithë në Kosovë, mbi se çfarë duhet që të bazohet një statut i asociacionit dhe është në të gjitha argumente të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me letrën e Mogherinit, me mendimin dhe rikonfirmim e kritereve nga ShBA-të. Asgjë tjetër nuk mund të vije as në konsiderim njëjtë sikur se nuk ka ardhur edhe propozimi i ekipit menaxhues, i cili u shkarkua”, tha ajo.
Kusari-Lila ka shtuar se marrëveshjet e arritura më Serbinë, e që sipas saj, kanë peshë më të madhe nuk janë duke u zbatuar nga shteti serb.
“Gjithashtu është edhe një situatë në të cilën marrëveshjet të tjera kanë peshë tepër të rëndësishme edhe për ne si shtet edhe për qytetarët e Republikës të cilat nuk po zbatohen dhe për të cilat Serbia ka përgjegjësi të madhe. Shumë herë dhe në plotë raste përmend marrëveshjen me energjinë, e cila po i kushton shtetit me miliona euro dhe asgjë më pak rëndësishme nuk është fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje dhe normalizimi me furnizim natyrisht edhe me faturim në veri se sa çështjet tjera”.
“Qytetarët e Republikës duhet të trajtohen njëjtë duhet t’i mbajnë obligimet dhe përgjegjësit që i kanë ndaj shtetit por edhe ndaj shpenzimeve që i bëjnë,” tha ajo.
/TV Malisheva