Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se përveç debatit për arsim, në seancën  do të bëhet edhe përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe Komisionit të Pavarur për Media.

“Përveç debatit për arsim, është dakorduar edhe për komisionet ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media”, deklaroi ajo.

Sa i përket vaksinimit të deputetëve, ajo tha se nuk është diskutuar ndonjëherë.

“Nuk besojmë se duhet të jetë përjashtim nga grupmoshat e qytetarëve të tjerë. Nuk është diskutuar“, tha ajo./TV Malisheva

Share.