Shkruan Fahri Xharra

E morra për shtjellim edhe këtë temë për të treguar që para “lindjes” së Romës, kishte civilizim pellazg në të gjithë Europën dhe më gjerë, dhe se romakët duke dashur që historikisht të mbesin në kujtesë i mohuan disa mijëra vjet histori të para ardhësve të tyre. Sipas “ Enciklopedisë Britanike” dhe shumë të tjerave që citohen në fund të kë tij shkrimi: “Evidenca e herëshme shënon që Parisi ishte vend banim që nga viti 7600 BC. Rreth shek.3 BC. qyteti i ndëruar mbi “ Île de la Cité “ u ngrit si venbanim modern i banuar nga galet , nga fisi gal i “ quajtur Parissi “. Por emri i parë i njohur ishte Lutetia (latinisht. “Qytet mbi ujor “).

Kur romakët erdhën këndej pari e gjetën Parisiin , qytet te organizuar shumë mirë bile që i shtypte edhe monedhat e tija të arta. Julius Caesar- ( Jul Çejzari- shqip ) shkuante, që banorët e asaj kohe e kishin djegur qytetin për mos të rënë në duar të romakëve. Kështu Lutecia në shek e parë AD , u ndërtua dhe u rrit si qytet romak. Si do ta shohim në vazhdim që historia e Romes dhe e Perandorisë Romake pjesërisht ishte edhe fiksion, e kemi edhe variantin tjetër të shpjegimit që përputhet pak a shumë me disa shkrime ku flitet për lashtësinë e origjinës së këtij qyteti “ Origjina e e Parissit “ kelt rrjedhë fisi pellazg Parrhasian, popull i Arkadias. Poeti italian i shek 15 John Baptist Mantuanus shkruante që Parrhasianёt, të udhëhequar nga Herkuli, nag një cep i Arkadias erdhën në Francë ( mos harroni se atëherë s`kishte Francë) ku u ndalёn dhe e ndёrtuan qytetin me emrin e fisit të tyre. Qyteti i Parrhasias është përmendur edhe nga Homeri, i cili shkruante që se qyteti ishte ndërtuar nga Lycaonet ose Pellazgët Pellazgu ishte martuar Melibean, tё bijen e Oceanusit. Sipas Ovidit, i biri i tyre ishte mbreti i Arkadias. Lycaoni ishte babai i Titanit, dhe Orchomenusdi, biri i tё cili ishte Minyasi i famshёm, stërgjyshi i Argonautëve Mbreti Lycaon lidhete me qytetin e vjetër të Kretës tё quajtur Lycastus, banorёt e të cilit e pёrcollёn Idomeneusin në Luftёn e Trojёs. Fёmijtë e Idomeneusit, Homeri i quante mbretërorё dhe luftënxitёs “IDOMEN”, qё kishin sot me u njohtë si Ideanët, fis i Judah-ut.

Pausania, udhëtari i dhe gjeografi i shek.të 2-të ad. thoshte:” për vendin e shenjtё të Mitrёs se ishte Mali Lycaeus, të cilin edhe ata e quanin Olymp, ndryshe nga Arkadiasit që e quanin “ Majё e Shenjtё “. Ata thoshin se Zeusi jetonte aty. Aty ishte vendi i quajtur Cretea, pra nё Arkadius; është në të majtё të zabelit të Parrhasianit Apollo, Arkadiasit që Kreta ishte aty, sipas legjendёs së kretasve vendi ku u rrit Zeusi. Ky ishte ishulli ku lindi Mbreti i Perendive, Zeusi ( Rom. Jupiteri ) dhe u fsheh nga nëna e tij në shpellë të Malit Ida. Nëna e tij quhej Rhea ose Cybella, largë nga babai i tij Kronosi ( Saturni, romak ) Cybella njihet edhe si “ Nëna e madhe e Maleve “, bile edhe Virgjili në Eneiden e tij e përmendë Cybellen, ku thotë Eneu i kishte anijet me shenja të saj. Cybella njihet edhe si Nëna e Madhe (Magna Mater, romak.)

Eshtë e njohur që në ishullin e Kretёs adhurohej perёndesha e quajtur edhe perёndesha gjarpёr. Nё ishullin Knossos, Sir Artur Evansi e kishte gjetur statujëzën ( 25 cm të madhe ) të “ perёndeshёs gjarpër “ e cila mban gjarpërinjtё në duar. Kjo, e quajtura perëndesha –gjarpër më vonë u bë e njohur me emrin Isisa, e adhuaruar nga Parrhasianët, të cilët migruan nga Kreta ne vendin e quajtur më vonë Parisi

Statujëza është përafërsisht nga viti 1600 BC. Besohet që kretasit e dërguan perendeshën edhe në Egjypt e cila më vonë u njoh si Isisa dhe jo e kundërta. Parisi kelt sigurisht u ndikua nga pellazgët dhe mitologjia e tyre nëpërmjet Helenёs, gruas së Menelaut, mbretit të Spartes, e cila u bë edhe “shkaktare” e luftёs së Trojёs. Pra keltёt nuk e ndёrtuan Parisin, por migruesit nga Kreta. Parrhasianet!!!

Pse romakët e përmendin Parisin vetëm atëherë kur u dogj nga vet keltёt, kur filloi pushtimi tyre nga Roma nё shek. e parë AD. Pse historia e shkruar romake nuk i përmend kurrë të parët e tyre pellazgët?

(fragment nga libri “Roma fliste Shqip” faqe 266 , Referencat i gjeni në libër)

Share.