Tizofët e Kosovës “Dardanët” në ndeshjen me Malin e Zi, shpalosën një koreografi të mrekullueshme, ku shihej sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi si dhe mbishkrimi “Besa-besë”.
Emocioni që u transmetua gjatë shpalosjes së koreografisë ishte një moment për t’u mbajtur në mend.
Kjo koreografi u disenjua nga “Base Agency”, që është një nga agjencitë më të mëdha të marketingut në Kosovë dhe e cila gjithmonë sjell projekte interesante për publikun.
Baneri i madh që u zbulua dje në fillim të ndeshjes ishte i përmasave të mëdha ku vetëm gjerësia e tij ishte 32 metra.
Ky ilustrim i përgatitur nga “Base Agency” është duke u pëlqyer jashtëzakonisht shumë edhe në rrjete sociale.