Malishevë, 19 shtator
Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike për projekt buxhetin 2020-2022, me theks të veçantë për buxhetin e vitit 2020. Në kuadër të kësaj, këto dëgjime sot janë mbajtur me kryetarët e fshatrave të Komunës së Malishevës dhe OJQ-të lokale, ku është prezantuar buxheti, si dhe është diskutuar për orientimin e investimeve.
Gjatë këtyre diskutimeve, krahas kërkesave që kanë fshatrat dhe organizatat joqeveritare, pati edhe kërkesa për orientim më të madh të investimeve, ku u kërkua që buxheti të orientohet në zhvillimin e bujqësisë, përkatësisht infrastrukturës rrugore për bujqësi, pasi bujqësia është dega më fuqishme ekonomike në kushtet që i ka Komuna e Malishevës.
Në këto takime, anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë sqaruar se lista e investimeve kapitale, do të hartohet sipas prioriteteve që i kanë prezantuar qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre, gjatë takimeve publike.

Share.