Nën organizmin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, sot është mbajtur një dëgjim publik, për projekt buxhetin e Komunës së Malishevës, për periudhën 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022. Dëgjimi publik është mbajtur në tri pjesë të ndara, me qëllim të respektimit të masave kundër covid.

Dëgjimi për buxhet, i cili duhet të miratohet nga e KK të Malishevës, para fillimit të fushatës elektorale, është mbajtur me kryetarët e fshatrave, ndërsa është drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahim Morina, anëtarët e kuvendit, Alban Krasniqi, Hashim Vrenezi dhe Valon Krasniqi.

Në këto dëgjime, pasi është prezantuar buxheti i planifikuar për Komunën e Malishevës, në veçanti për vitin 2022, Kuvendi i ka marrë propozimet e kryetarëve të fshatrave, me qëllim të hartimit të prioriteteve, sidomos për investime kapitale, në mënyrë që projektet të cilat do të miratohen nga ana e Kuvendit të Komunës, të jenë në harmoni me kërkesat e vendbanimeve. /TV Malisheva

Share.