Kuvendi i Shqipëri sot do të mblidhet për të votuar apo hedhur poshtë nismën për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Kësisoj, Meta mund të shndërrohet në presidentin e parë shqiptar në histori, i cili është shkarkuar nga një nismë e ligjvënësve.

Socialistëve u duhen 94 vota për të finalizuar përballjen e tyre me Metën, të cilat të vetëm nuk i kanë.

Deputetët e partisë së Ramës kishin themeluar një komision hetimor, i cili kishte propozuar shkarkimin e Metës, pasi i njëjti akuzohet se nuk e ka përmbushur detyrën e tij kushtetutese për garantimin e unitetit kombëtar para zgjedhjeve, duke anuar nga opozita.

Nisma për shkarkimin e Ilir Metës pritet të thellojë krizën politike në Shqipëri.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë, Afrim Krasniqi, në një intervistë tha se kjo nismë ka për qëllim defaktorizimin e institutucionit të presidentit./TV Malisheva

Share.