Ndonëse, pritjet ishin që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovë të vazhdonte në 12:30, përsëri në mungesë të deputetëve u ndërprenë punimet deri në seancën e radhës.

Kjo seancë, e cila në rend dite kishte pika të papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars e prill ishte paraparë të niste në 10:00, por në mungesë të kuorumit u shty për 12:30.

E pas kthimit, kryekuvendari Glauk Konjufca tha se nuk ekziston mundësia të vazhdojë seanca dhe për mbajtjen e saj do të njoftojë.

“Prapë nuk ekziston mundësia me vazhdu kështu që iu lajmërojmë për seancën tjetër”, u shpreh Konjufca.

Paradite, Konjufca kritikoi deputetët për mosprezencë në seancë. Madje, ai u shpreh se me këto sjellje kjo legjislaturë nuk meriton të vazhdojë.

Ndër pikat që ishin paraparë të diskutoheshin në seancën e sotme ishin votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor etj

/Tv Malisheva

Share.