Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 15:30, ku pas kthimit deputetët do të votojnë për përzgjedhjen e një kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në votimin e sotëm që është zhvilluar në mes Driton Balaj dhe Imrie Zeqirit, kanë marrë pjesë 87 deputetë, ku 40 vota kanë qenë të pavlefshme, ndërsa Imrie Zeqiri ka marrë 24 vota, kurse Driton Balaj 23 vota.

Votimi i dytë për këtë pozitë që do të zhvillohet pasi deputetët të kthehen nga pauza, do të marrin pjesë Nuhi Ahmeti dhe Imrie Zeqiri.

Share.